Rod Stewart ofendon Trump në takimin me Mbretin Charles

Nga A2 CNN
13 Maj 2026, 09:02 | Showbiz

Një koment i legjendës së muzikës rock Rod Stewart në takimin me Mbretin Charles III është bërë viral në rrjet. Biseda e shkurtër mes të dyve ndodhi më 11 maj, gjatë ceremonisë madhështore për 50-vjetorin e “King's Trust”, të mbajtur në Royal Albert Hall në Londër, përcjell A2 CNN.

Teksa përshëndeste Mbretin pas vizitës së tij të fundit shtetërore në SHBA, Stewart u dëgjua duke e përgëzuar Charles për mënyrën si kishte përfaqësuar Britaninë, duke thënë për presidentin Donald Trump: “Ishit fantastik. Ia treguat vendin atij maskarai të vogël”.

Komenti shkaktoi buzëqeshje te Mbreti Charles, i cili reagoi me sportivitet përpara se të vazhdonte takimet me të ftuarit e tjerë të mbrëmjes, mes tyre edhe kitaristi i The Rolling Stones, Ronnie Wood.

Ceremonia mblodhi emra të njohur të botës së artit, muzikës dhe aktivizmit. Në event morën pjesë aktorët Benedict Cumberbatch, Idris Elba, Lily Collins dhe David Oyelowo, këngëtarja Rita Ora, si dhe çifti Amal dhe George Clooney.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos