Kanye West vjen në Shqipëri, koncert në stadium më 11 korrik

Nga A2 CNN
30 Prill 2026, 13:53 | Showbiz
Kanye West vjen në Shqipëri, koncert në stadium më 11 korrik

Tirana pritet të bëhet epiqendra e muzikës ndërkombëtare më 11 korrik 2026, me një koncert të shumëpritur nga artisti global Kanye West. Lajmi është bërë publik nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili e cilëson këtë event si një moment historik për skenën artistike në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar, koncerti do të jetë një performancë e vetme “one-night-only”, e cila pritet të tërheqë dhjetëra mijëra spektatorë nga vendi dhe jashtë tij. Aktiviteti do të zhvillohet në një stadium të përkohshëm, Eagle Stadium, me kapacitet rreth 60 mijë vende, i ndërtuar përgjatë aksit Tiranë–Durrës.

"Ky organizim synon të forcojë pozicionin e Shqipërisë si një destinacion i ri për evente të mëdha ndërkombëtare, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta në turizëm dhe ekonomi", tha ministri Gonxhja. Autoritetet vlerësojnë se një event i këtyre përmasave do të rrisë ndjeshëm vizibilitetin e vendit në arenën globale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos