Uashingtoni nderoi këngëtaren Dionne Warwick, komedianin Billy Crystal, kantautorin Barry Gibb, aktoren Queen Latifah, dhe yllin e operas Renée Fleming, në ceremoninë e Kennedy Center Honors, nderimet më të mëdha në SHBA për arritjet në art.
Presidenti Joe Biden vlerësoi punën e 5 performuesve gjatë një pritje në Shtëpinë e Bardhë, para se të merrte pjesë në shfaqjen televizive.
Ceremonia nisi me një homazh ndaj 82-vjeçares Warwick, një yll i muzikës pop që prej viteve ‘60, e cila ka shitur mbi 100 milionë disqe në të gjithë botën dhe njihet për hite si "I'll Never Love This Way Again".
53-vjeçarja Queen Latifah, e njohur për filmat "Chicago" dhe "Bringing Down the House", u nderua nga Kerry Washington dhe reperja Missy Elliott. (A2 Televizion)