
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhe aktori britanik Callum Turner kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni intime të zhvilluar në Londër.
Çifti u martua të dielën, më 31 maj, në Old Marylebone Town Hall, një nga vendet më të njohura për ceremonitë civile në kryeqytetin britanik. Në dasmë mori pjesë një grup i vogël familjarësh dhe miqsh të afërt.
Sipas fotografive të publikuara nga mediat britanike, Dua Lipa u shfaq e veshur me një fustan të bardhë elegant, doreza dhe një kapele të madhe të bardhë, ndërsa Callum Turner kishte zgjedhur një kostum blu të errët me kravatë, shkruan A2CNN.
Lajmi vjen gati një vit pasi çifti konfirmoi lidhjen e tyre dhe disa muaj pas shpalljes së fejesës. Dua Lipa zyrtarizoi fejesën me Turner në qershor të vitit 2025 gjatë një interviste për British Vogue, ku zbuloi se dëshironte të martohej pas përfundimit të turneut të saj botëror.
Romanca mes dy artistëve u përfol për herë të parë në janar të vitit 2024, kur ata u panë së bashku në Londër. Më pas, çifti e bëri publike lidhjen në rrjetet sociale në korrik të të njëjtit vit. (A2 Televizion)