“Motra ishte mbështetja më e madhe, tani humbja më e madhe”, përlotet Rozi Kostani

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2025, 10:46 | Showbiz

Aktorja Rozi Kostani ishte e ftuar në “Dita jonë” në A2 CNN, ku foli edhe për motrën e saj të ndjerë, njeriun e dashur që iu gjend pranë në çdo moment dhe që tani i mungon shumë, pasi është ndarë nga kjo jetë.

“Motra ka qenë shtysa më e madhe, mbështetja më e madhe dhe tani është humbja më e madhe e imja në fakt sepse kam pak kohë që e kam humbur dhe do thosha që motra ka qenë ajo që kësaj ëndrre nuk është thjesht që e ndihmoi të realizohet, por i hoqi çdo lloj cipe fiktive”, tha Kostani në intervistë.

“Pra, e bëri kaq të prekshme dhe kaq reale. Jam e lumtur që kam pasur një motër dhe një motër të tillë. Jam e dëshpëruar që jam pa të, por që gjithmonë ndihem me të. Ajo është pjesë e imja dhe nuk besoj që do iki ndonjëherë nga unë, por gjithsesi nuk e prisja këtë”.

E pyetur si jeton një artist me dhimbjen, Kostani u përgjigj: “Unë mendoj që arti lind nga dhimbja dhe besoj çdo artist në botë ka pasur një dhimbje shumë të fortë, të brendshme në varësi të rrethanave. Nuk mund të jetë e njëjtë për të gjithë, por që dhimbja është ajo që sjell artin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos