Performanca e Jennifer Lopez në një koncert në Almaty të Kazakistanit i kishte të gjitha brenda. Nga emocionet e forta te fansat e zjarrtë, e deri tek një karkalec, që duket se ishte më i apasionuari pas artistes, aq sa e “përqafoi” në një çast.
Momenti kur insekti u ngjit fillimisht në fustanin dhe më pas në qafën e JLo është bërë viral në rrjetet sociale. Në videon, e cila është regjistruar nga pjesëmarrësit në koncert, insekti mund të shihet fillimisht duke u ngjitur në fustanin e këngëtares 56-vjeçare përpara se të fillojë t'i zvarritet në qafë.
Megjithatë, ajo e përballoi incidentin me qetësi, duke e larguar karkalecin dhe duke buzëqeshur teksa i thoshte audiencës: "Më guduliste".
Komentet mbi reagimin e Lopez ishin tepër vlerësuese.
"Ajo as nuk u dridh. Kështu duket një profesioniste", "Ajo e përballoi kaq mirë. Do të kisha rënë në kolaps", shkruan komentuesit, me njërin që shtoi me ironi: "Çfarë insekti me fat". (A2 Televizion)