Pas muajsh spekulimesh, Tom Cruise dhe Ana de Armas kanë konfirmuar thashethemet për një lidhje dashurie mes tyre. Më 26 korrik, aktori 63-vjeçar dhe aktorja 37-vjeçare u fotografuan të kapur për dore gjatë një shëtitjeje të rastësishme në Vermont.
Dy aktorët u panë mjaft të afërt ndërsa eksploronin qytetin piktoresk të Woodstockut, ku Cruise u përpoq të mbante një profil të ulët, i veshur me kapele bejsbolli dhe syze dielli, ndwrsa aktorja një bluzë të bardhë dhe xhinse të errëta, me flokët e saj të kapura bisht, teska dukeshin shumë të dhënë pas njëri-tjetrit.
Sipas burimeve, çifti kaloi ditën duke bërë pazar dhe duke shijuar akullore, ndërsa më pas bënë një xhiro me makinë nëpër një park kombëtar.
Sipas burimeve, de Armas, e cila zotëron një shtëpi në Vermont, ishte e emocionuar ta priste Cruise dhe t’i tregonte atij vendet e saj të preferuara.
Ata u panë për herë të parë së bashku në Londër në shkurt, dhe atëherë filluan thashethemet se ishin në një lidhje. (A2 Televizion)