Për Naomi Campbell "vitet janë thjesht numra"

Nga A2 CNN
12 Gusht 2025, 21:10 | Showbiz

Supermodelja Naomi Campbell, 55 vjeçe, u fotografua teksa shijonte një ditë në jaht në Spanjë me producentin saudit Mohammed Al Turki, duke treguar linjat e saj në një bikini me pika të zeza e të bardha me detaje dantelle.

Pas viteve me spekulime nga fansat se mund të ishin çift, Naomi i dha fund thashethemeve duke e quajtur Mohammed-in “familje e zgjedhur” në një urim për 40-vjetorin e tij, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, Naomi ka marrë pjesë në projektin e ri muzikor të Miley Cyrus, “Every Girl You’ve Ever Loved”, pjesë e albumit Something Beautiful. Në videon provokuese, dyshja shfaqen me veshje të zeza sensuale, duke performuar së bashku, ndërsa Naomi reciton vargje në frëngjisht dhe komplimente poetike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos