Princi William ka ditëlindjen urimin më të bukur ia bëri Kate Middleton

Nga A2 CNN
21 Qershor 2024, 17:51 | Showbiz

Princi William ka ditëlindjen urimin më të bukur ia bëri

Princi William feston ditëlindjen e tij të 42-të dhe në këtë ditë të shënjuar për të, nuk kanë munguar urimet nga bashkëshortja e tij, Kate Middleton, por edhe persona të tjerë të afërt të princit.

Kate ka zgjedhur një foto që zbulon anën më të shkujdesur të karakterit të princit, përtej kostumit të një anëtari mbretëror. William shfaqet krah për krah me 3 fëmijët dhe bashkangjitur fotos, Kate shkruan, “Gëzuar ditëlindjen babi, të gjithë të duam shumë”.

Dhe mbreti Charles  nuk nguroi ta uronte djalin e tij përmes llogarisë së pallatit britanik në platformën “X”.

"Gëzuar ditëlindjen Princit të Uellsit", shkroi monarku 75-vjeçar në X.

A2 CNN Livestream

Latest Videos