“Është shumë agresiv”, Ronaldo ndryshon shefin e sigurisë, por ka menjëherë pakënaqësi

Nga A2 CNN
8 Prill 2025, 22:00 | Showbiz

“Është shumë agresiv”, Ronaldo ndryshon shefin e

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, kanë larguar pjesëtarët e mëparshëm të ekipit të sigurisë dhe kanë punësuar një truprojë të ri, pas një sërë kërcënimesh shqetësuese që kanë marrë në rrjetet sociale. Mediat raportojnë se këto mesazhe alarmante kanë detyruar edhe policinë të ndërhyjë.

Ylli i Al-Nassr, që jeton në Riad të Arabisë Saudite me Georginën dhe pesë fëmijët e tyre, ka vendosur të rrisë masat e sigurisë për të mbrojtur familjen, pasi ndjehet i ekspozuar ndaj rreziqeve të mundshme. Sipas gazetës malajziane New Straits Times (NST), çifti ka pasur një jetë relativisht të qetë në Riad që prej transferimit të Ronaldos në vitin 2023, por situata ka ndryshuar pas këtyre mesazheve kërcënuese.

“Është shumë agresiv”, Ronaldo ndryshon shefin e

Georgina është shprehur veçanërisht e shqetësuar për ekspozimin e fëmijëve të tyre në rrjetet sociale, ndaj ka kufizuar dukshëm publikimet që i përfshijnë ata. Fillimisht u mendua se kjo ishte një zgjedhje personale, por burime pranë çiftit zbulojnë se vendimi është pjesë e një strategjie më të gjerë sigurie.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Ronaldo ka zgjedhur Claudio Miguel Vaz si shefin e ri të sigurisë. Vaz është një ekspert sigurie me përvojë në zonat problematike të Portugalisë dhe ka mbrojtur më parë artistë si reperin NGA, si dhe futbollistët Rafael Leão dhe Gelson Martins.

“Është shumë agresiv”, Ronaldo ndryshon shefin e

Megjithatë, emërimi i tij nuk është pritur mirë nga të gjithë në rrethin e ngushtë të Ronaldos. Disa shprehin shqetësimin se stili "intimidues dhe agresiv" i Vaz bie ndesh me imazhin publik të yllit portugez. Një incident i fundit gjatë Javës së Modës në Paris, ku Vaz përdori një dritë të fortë për të penguar fotografët që të kapnin imazhe të Georginës, ka ndezur kritika në rrjetet sociale.

Videoja e incidentit, e postuar nga Today Venezuela, ka nxitur komente negative nga ndjekës të shumtë, duke e cilësuar sjelljen si "të ekzagjeruar" dhe "të panevojshme". Megjithatë, përkundër kritikave, duket se Ronaldo po merr çdo masë për të garantuar sigurinë e familjes së tij në një mjedis që po bëhet gjithnjë e më shqetësues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos