Shuhet aktori i “Titanic” dhe “Lord of the Rings”

Nga A2 CNN
5 Maj 2024, 21:11 | Showbiz

Shuhet aktori i “Titanic” dhe “Lord of the Rings”

Aktori i famshëm Bernard Hill, i njohur më së shumti për rolet e tij te “Titanic” dhe “Lord of the Rings”, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Ai luajti rolin e kapitenit Edward Smith në filmin fitues të Çmimit Oskar të vitit 1997 dhe Mbretin Théoden në “Lord of the Rings”.

Sipas BBC, Hill ka ndërruar jetë mëngjesin e së dielës, ndërsa lajmi është konfirmuar nga menaxheri i tij Lou Coulson.

“Karriera e tij e gjatë dhe e mbushur me role ikonike është një dëshmi e talentit të tij të jashtëzakonshëm”, u shpreh Lindsay Salt, drejtor i BBC Dramal.

Bernard Hill kishte lindur në Manchester, ndërsa jetonte në Suffolk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos