Shuhet "Spaceman", kitaristi i KISS

Nga A2 CNN
17 Tetor 2025, 08:22 | Showbiz

Shuhet "Spaceman", kitaristi i KISS

Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare, Paul Daniel "Ace" Frehley, kitaristi themelues i grupit amerikan të rokut KISS.

Lajmin e ka konfirmua familja e muzikantit e cila shkruan se vdekja e tij i kishte shkatërruar dhe i kishte lënë me zemër të thyer.

"Ne ishim mjaft me fat që patëm mundësi ta rrethonim me fjalë, mendime, lutje dhe qëllime të dashura, të kujdesshme dhe paqësore, ndërsa ai largohej nga kjo tokë", shkruhet në deklaratën e familjarëve.

Kitaristi njihej për personazhin e tij si "Spaceman", që nga ditët kur u themelua KISS me formacionin origjinal të përbërë nga Paul Stanley, Gene Simmons, Frehley dhe Peter Criss.

Shuhet "Spaceman", kitaristi i KISS (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos