IA VLEN: Platforma shqiptare po lehtëson vendimet financiare

Nga A2 CNN
15 Shtator 2026, 16:21 | Teknologji

IA VLEN: Platforma shqiptare po lehtëson vendimet financiare

Nga kreditë dhe sigurimet te investimi në prona, platforma shqiptare IA VLEN po zgjeron modelin e saj të krahasimit dhe orientimit financiar. Hapi i radhës është “Prona që IA VLEN”, një seksion i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme.

Në Shqipëri nuk mungojnë ofertat. Ajo që mungon shpesh është koha për t’i kuptuar dhe krahasuar ato.

Një normë interesi gjendet në faqen e një banke, komisionet diku tjetër, për këstin duhet një telefonatë, ndërsa në fund vendimi shpesh përfundon te këshilla e një miku që “i njeh këto punë”.

Pikërisht këtë rrugë kërkon të shkurtojë IA VLEN.

Aktive online që prej vitit 2024, platforma është ndërtuar mbi një parim të thjeshtë: përpara një vendimi financiar, përdoruesi duhet të ketë mundësinë të informohet, të krahasojë alternativat dhe më pas të zgjedhë vetë.

IA VLEN: Platforma shqiptare po lehtëson vendimet financiare

Sot, IA VLEN përfshin kredi personale, kredi për shtëpi, financim automjeti, mikrokredi, depozita, sigurime dhe kategori të tjera, duke mbledhur në një hapësirë të vetme informacion që zakonisht do të kërkonte disa kërkime të veçanta.

IA VLEN nuk është bankë dhe nuk jep kredi. Roli që kërkon të ndërtojë është ai i ndërmjetësit të informacionit mes konsumatorit dhe tregut.

“Nuk kemi interes të zgjedhim në vend të klientit. Duam t’i kursejmë kohë dhe t’i japim informacionin që i duhet për të marrë një vendim më të qartë”, thotë themeluesi i platformës, Admir Daca.

Nga krahasimi te orientimi

Ambicia e IA VLEN shkon përtej një faqeje klasike krahasimi.

Synimi është që platforma të kthehet gradualisht në pikën e nisjes për vendimet financiare të konsumatorit shqiptar: kur dikush kërkon një kredi, dëshiron të financojë një automjet, ka kursime për të investuar apo kërkon të blejë një pronë.

Në njëfarë mënyre, vizioni është ai i një “Google-i të vendimeve financiare”: jo një motor kërkimi në kuptimin tradicional, por një platformë ku përdoruesi nis kërkimin kur përballë ka disa alternativa dhe duhet të kuptojë se cila i përshtatet më shumë.

IA VLEN: Platforma shqiptare po lehtëson vendimet financiare

Modeli është i njohur ndërkombëtarisht. Platforma si CHECK24 në Gjermani, Facile.it në Itali apo MoneySuperMarket në Mbretërinë e Bashkuar e kanë kthyer prej vitesh krahasimin e produkteve dhe shërbimeve financiare në një industri të konsoliduar.

IA VLEN kërkon ta përshtatë këtë logjikë me tregun dhe sjelljen e konsumatorit shqiptar.

Edhe emri i platformës është ndërtuar rreth pikërisht këtij koncepti. Sepse, pas normave të interesit, komisioneve, kësteve dhe përllogaritjeve, pyetja e konsumatorit është shumë më e thjeshtë: A ia vlen?

Eksperienca pas platformës

Pas IA VLEN qëndron edhe eksperienca profesionale e themeluesit të saj, Admir Daca, i formuar në Itali në Corporate Management.

Gjatë eksperiencës së tij në Itali, Daca ka punuar me Google dhe Unioncamere, duke qenë person referues për rajonin ku jetonte në kuadër të një projekti kombëtar të lidhur me Expo Milano.

Pas rikthimit në Shqipëri, për rreth një dekadë ai drejtoi një projekt kompleks me shtrirje kombëtare, duke bashkëpunuar me aktorë ndërkombëtarë, kompani të listuara në bursë dhe operatorë të rëndësishëm të sektorëve të ndryshëm.

“Kur ke punuar në struktura ku vendimet duhet të jenë të matshme dhe proceset duhet të funksionojnë, fillon ta vlerësosh shumë thjeshtësinë. IA VLEN vjen edhe nga kjo eksperiencë”, thotë Daca.

Pjesa teknologjike e platformës është zhvilluar nga Enid Mero, CTO i IA VLEN, ndërsa paralelisht është ndërtuar edhe modeli komercial dhe rrjeti i partnerëve.

Në ekosistemin e platformës janë përfshirë partnerë si ALBSIG në sigurime dhe San Pietro Booking-Grand Stay Collection  në turizëm dhe rezervime, ndërsa synimi është zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimeve me institucione financiare dhe kompani të tjera.

Modeli funksionon mbi një marrëdhënie të drejtpërdrejtë interesi: përdoruesi fiton akses më të shpejtë në informacion dhe alternativa, ndërsa partneri lidhet me një klient që ka tashmë një interes konkret për produktin apo shërbimin.

Në këtë mënyrë, IA VLEN synon të jetë njëkohësisht një shërbim i dobishëm për konsumatorin dhe një model biznesi i aftë për t'u zgjeruar.

Platforma është e aksesueshme në web, si dhe përmes aplikacioneve për iOS dhe Android.

Hapi i radhës: “Prona që IA VLEN

Pas produkteve financiare, platforma po hyn tashmë në një prej vendimeve më të rëndësishme ekonomike që merr një individ apo një familje: blerjen e një prone.

Projekti i ri, IA VLEN Properties – “Prona që IA VLEN”, do të ketë në fazën e parë një fokus të veçantë te bregdeti shqiptar, por me synimin për t'u shtrirë më tej.

Edhe në këtë rast, ideja nuk është krijimi i një tjetër portali me mijëra njoftime.

Qasja është përzgjedhja dhe strukturimi i informacionit.

Përdoruesi duhet të mund të kuptojë jo vetëm çmimin për metër katror, por të krijojë një panoramë më të plotë: ku ndodhet prona, kush e zhvillon projektin, çfarë arkitekture ofron, si është planimetria, si strukturohet pagesa, kur parashikohet dorëzimi dhe, kur është e mundur, cilat janë alternativat e financimit.

IA VLEN: Platforma shqiptare po lehtëson vendimet financiare

“Një pronë nuk është vetëm €/m². Është një vendim financiar. Dhe nëse IA VLEN flet për vendime financiare, ishte e natyrshme që një ditë të arrinim edhe këtu”, shpjegon Daca.

Pikërisht te prona bashkohen dy shtyllat mbi të cilat platforma kërkon të ndërtojë fazën e saj të ardhshme: financimi dhe investimi.

Një përdorues mund të nisë kërkimin nga prona dhe më pas të kërkojë mënyrën e financimit. Një tjetër mund të nisë nga buxheti që ka në dispozicion dhe të kërkojë se çfarë mund të blejë me të.

IA VLEN kërkon të pozicionohet mes këtyre dy pyetjeve, duke ofruar informacion, krahasim, orientim dhe, mbi të gjitha, kursim kohe.

Kjo është edhe logjika që përmbledh seksionin e ri: Prona që IA VLEN.

Në fund, pyetja mbetet e njëjtë

Nga një platformë krahasimi financiar, IA VLEN po ndërton gradualisht një ekosistem më të gjerë, ku kreditë, sigurimet, kursimet, financimi, partnerët dhe tashmë pronat lidhen rreth të njëjtit parim: Më shumë informacion përpara vendimit.

Kategoritë mund të shtohen. Teknologji mund të evoluojë. Partnerët mund të bëhen më të shumtë dhe shërbimet më të sofistikuara.

Por pyetja mbi të cilën është ndërtuar platforma mbetet po aq e thjeshtë sa në ditën e parë: A ia vlen?

Dhe Admir Daca e përmbledh filozofinë e biznesit me një fjali: “Nëse ia vlen, shumë mirë. Nëse nuk ia vlen, akoma më mirë ta kuptosh para se të paguash”. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos