Argjentina pezullon fluturimet me SHBA-të, Europën dhe Kinën

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 07:44 | Bota
Argjentina pezullon fluturimet me SHBA-të, Europën dhe Kinën

Paniku nga virusi i ri me origjinë nga Kina tashmë është bërë global dhe ai ka mbërritur dhe në vendet e Amerikës Latine edhe pse rastet në këto vende numërohen me gishtat e dorës.

Argjentina është vendi i radhës që merr masa esktreme për të parandaluar që Covid-19 të përhapet me shpejtësi në vend.

Presidenti Alberto Fernandez njofton se ka firmosur së fundmi një dekret sipas të cilit vendoset një pezullim 30 ditor i fluturimeve me vende që janë kthyer në vatra të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit dhe mes tyre janë SHBA, Kina, Irani, Europa dhe Koreja e Jugut.

Masat e forta hyjnë në fuqi ditën e martë dhe deri në atë kohë kompanitë kanë mundësi të operojnë për të kthyer në vend qytetarët argjentinas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos