Arkëtimet në fundjavë, "Blue Beetle" kalon filmin “Barbie” në kinematë botërore

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 10:42 | Showbiz
Arkëtimet në fundjavë, "Blue Beetle" kalon filmin

Pas 4 javësh në krye, “Barbie” nuk është më filmi i preferuar. Pasi siguroi 1.2 miliardë dollarë arkëtime në kinematë e mbarë botës, tashmë kampioni i ri është një tjetër film me super heronj, “Blue Beetle”.

Komedia “Strays” qëndron në vend të pestë, duke arkëtuar në fundjavën e premierës 45 milionë dollarë. “Breshkat adoleshente ninxha” ranë në vend të katërt me shitje të biletave në kinema në 8.4 milionë dollarë. Pas një muaji në kinema, "OPPENHEIMER" zhvendoset në vend të tretë, me 10 milionë dollarë të tjerë në arkat e saj, ne totalin e 285 milionë vetëm në kinematë amerikane.

Pas 4 fundjavave në krye, Barbie bie në vend të dytë, duke siguruar edhe 21.5 milionë dollarë, në totalin e 1.2 miliardë dollarëve në 1 muaj.

"BLUE BEETLE" është kampioni i ri. Historia me super heronj u shfaq premierë fundjavën që lamë pas dhe siguroi 25.4 milionë dollar në 2 ditë, duke zhvendosur përfundimisht Barbin nga kryesimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos