Princesha në ushtri, mbretëresha niset për finalen e Kupës së Botës

Nga A2 CNN
19 Gusht 2023, 08:39 | Showbiz

Trashëgimtarja e fronit spanjoll, Princesha Leonor, është fotografuar teksa është bërë pjesë e një trajnimi trevjeçar në ushtri, ndërsa ndjek rrugën e babait të saj, Mbretit Filipe.

Ajo është fotografuar në Akademinë e Përgjithshme Ushtarake të Zaragozës në ditën e saj të parë të plotë të studimit.

Ndërkohë, Mbretëresha Letizia dhe vajza e vogël Infanta Sofia, nisen në “anën tjetër të botës”, në Australi për të ndjekur finalen e botërorit të femrave, ku Spanja do të luajë me Anglinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos