
"Lightyear" ra nga vendi i dytë në të pestin këtë fundjavë, me fitime 17.7 milionë dollarë, duke humbur 65% që nga premiera.
"The Black Phone" debutoi në kinema me 23.4 milionë dollarë. "Jurassic World Dominion" humbi vendin e parë, duke arkëtuar edhe 26.4 milionë dollarë, në një total prej 303 milionë në 3 javë nga premiera.
"Top Gun Maverick" zgjon ende interes. Filmi aksion siguroi edhe 30.5 milionë dollarë, i pari që arrin në 1 mld dollar nga premiera një muaj më parë.
Në një luftë për vendin e parë me Tom Cruise është “Elvis”, filmi biografi dedikuar ikonës së muzikës Rock and roll, Elvis Presley, që këtë fundjavë të premierës arkëtoi 30.5 milionë dollarë. (A2 Televizion)