Godina e Institutit të Shkencave dhe Teknologjisë së Informacionit, Kiev, Ukrainë. E ndërtuar në vitin 1971, u pagëzua si “disku fluturues”. Sot është godinë e papërdorshme. Një kinema në Jerevan, Armeni. E ndërtuar në vitin 1975, godina duhet të ngjasonte me majën më të lartë të malit Ararat. Monumenti për të “pushtuar” hapësirën. Ndërtuar në Moskë në vitin 1964, godina duhet të pasqyronte një imazh të Bashkimit Sovjetik si një vend modern dhe progresist. Bllok pallatesh banimi, ndërtuar në Moskë në vitin 1974. Monumenti i punëtorëve të çelikut, ndërtuar në Magnitogorsk, për të vlerësuar punëtorët që sipas statistikave, ndërtuar gjysmën e tankeve sovjetike dhe një të tretën e armatimeve gjatë Luftës II Botërore. Një godinë rezidenciale në qytetin Tyrnayauz, ndërtuar në vitin 1934. Dikur i populluar për shkak të një miniere të madhe të zbuluar aty, sot qyteti ka vetëm 21 mijë banorë. Konvikt në Vorkuta, ndërtuar në vitin 1981, pasi fshati u shndërrua në qytet për shkak të numrit të madh të punëtorëve që punonin në minierat e qymyrit në vitet 1930. Monumenti i “Nënës Rusi”, ndërtuar në Volgograd, dikur i quajtur Stalingrad. Mozaik i ndërtuar në Nizhny Novogorod në vitin 1971. Godina e Ministrisë së Transportit Hekurudhor në Tbilisi, Gjeorgji, ndërtuar në vitin 1974. Pallat 20-katësh, rezidencial, ndërtuar në Samara. Godina të ngjashme janë ngritur edhe në Minsk dhe Ufa. Pallate banimi, ndërtuar në Tbilisi, Gjeorgji, në vitin 1976. Monument në malin e shenjtë të Sulejmanit në Kirgizistan, ndërtuar në vitin 1978. Kozmodrom i ndërtuar në Kazakistan, pjesë e programit hapësinor sovjetik Buran, i mbyllur nga presidentit Boris Yeltsin në vitin 1993. Pishinë “olimpike” në Tolyatti, ndërtuar në vitin 1985.
Në përgjithësi, arkitektura e ish-Bashkimit Sovjetik ka qenë uniforme dhe zymtë, por në një libër me fotografi, botuar së fundmi, zbulohen disa godina, të ngritura në qytete të ndryshme të vendit, me një stil që mund të konsiderohet “futurist”, për kohën.
“Qytete sovjetike: Punë, jetë dhe argëtim”, është një libër i krijuar nga fotografi rus Arseniy Kotov, pas një turi të zhvilluar në periudhën 2016-2020 në më shumë se 200 qytete të ish-republikave sovjetike. Sipas tij, ato fotografi janë dëshmi e asaj që ka mbetur nga qytetërimi i Bashkimit Sovjetik.
Shfletoni galerinë e mësipërme për të parë 15 nga fotografitë më të bukura të përfshira në libër. (A2 Televizion)