“Më duket sikur vdiq im atë”, hidhërimi i tifozëve të Maradonës në rrugët e Buenos Aires

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2020, 15:09 | Fotolajme

Arkivoli i Diego Armando Maradonës u vendos në hyrje të pallatit presidencial ku mijëra vetë parakaluan për t’i dhënë lamtumirën e fundit ikonës së futbollit. Por që një natë më parë, kur u dha lajmi për vdekjen e tij, tifozët mbushën rrugët e Buenos Airesit për të përkujtuar idhullin e tyre.

“Maradona për mua, është gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë. E dua po aq shumë sa babain tim, më duket sikur vdiq im atë”, tha një tifoz 22-vjeçar.

Mijëra të tjerë u mblodhën para stadiumit të Argentinos Juniors, ku nisi karriera e atij që më vonë do të konsiderohej si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Homazhe për të u kryen edhe në Napoli, qytetin që lumturoi pasi i dha dy tituj kampion në vitet 1980. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos