Studiuesi: Dyshohet se qarqe antishqiptare kanë parashkruar në Hagë vendimin për drejtuesit e UÇK

Nga A2 CNN
18 Tetor 2025, 22:27 | Aktualitet

Studiuesi Armand Plaka komentoi në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, tubimin pro UÇK-së që u zhvillua në Tiranë, për të kundërshtuar padrejtësitë që po i bëhen krerëve të saj në Hagë.

Sipas Plakës ka shqetësime legjitime se qarqe antishqiptare e kanë parashkruar vendimin e Dhomave të Specializuara për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

“Nuk është puna për 1, 2, 3, 4 individë por është synim kryesor bërja pis e gjithë veprimtarisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga fillimi deri në ditën e çlirimit të Kosovës. Ndërkohë që frika dhe dyshimi më i madh është që qarqe të caktuara antishqiptare, le ta themi pro serbe, janë investuar fuqishëm për t’i parashkruar rezultatet e këtij gjyqi. Ky do ishte një mesazh tejet negativ, jo vetëm për Kosovën, por për rajonin, gjithë Europën e deri Shtetet e Bashkuara, të cilat garantuan në fillimet e saj se procesi do të jetë i ndershëm dhe transparent”, tha Plaka në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos