Ushtria e Zvicrës dekoron tre shqiptarët: Shpëtuan jetën e një gruaje

Nga A2 CNN
18 Tetor 2025, 22:53 | Bota

Ushtria e Zvicrës dekoron tre shqiptarët: Shpëtuan jetën e

Tre ushtarë zviceranë me origjinë shqiptare janë nderuar nga Ushtria e Zvicrës për një akt trimërie dhe humaniteti që rezultoi në shpëtimin e jetës së një gruaje.

Albin Ukzmaili, Harbin Hasani dhe Edmir Rrafshi treguan gatishmëri, profesionalizëm dhe humanizëm të lartë, kur një grua u rrëzua pranë kazermës ku ata shërbenin. Pa humbur kohë, ushtarët i ofruan ndihmën e parë duke filluar menjëherë me masazh kardiak dhe duke u ndërruar me njëri-tjetrin për të mbajtur ritmin e duhur të ndihmës jetësore.

Përveç ndërhyrjes së shpejtë, ata njoftuan menjëherë edhe policinë dhe shërbimet e shpëtimit, të cilat mbërritën në vendngjarje dhe transportuan gruan në spital. Falë reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të tre ushtarëve, gjendja e pacientes u stabilizua në kohë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Schweizer Armee (@armee.ch)

Ky akt i guximshëm nuk ka kaluar pa u vlerësuar. Ushtria e Zvicrës i ka dekoruar zyrtarisht ushtarët për ndërhyrjen jetike dhe kontributin e tyre në shpëtimin e jetës së qytetares.

Ky është një tjetër shembull i integrimit të suksesshëm të shqiptarëve në shoqërinë zvicerane dhe i vlerave të përbashkëta të humanizmit, përgjegjësisë dhe profesionalizmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos