A2 CNN ju tregon se si mund të kemi arkivin e shtetit në shtëpi apo në zyrë. Gazetarja Luela Myftari në një intervistë me drejtorin e arkivave, Ardit Bido tregon se si mund të përfitojmë nga digjitalizimi i 200 milionë dokumenteve te shtetit shqiptar për t’i zotëruar ato në 20 sekonda procedurë. Bido rrëfen edhe të rejat nga laboratori i restaurimit dhe vendqëndrimet e dokumenteve. (A2 Televizion)
Arkiva e Shqipërisë, me një klik në dosjen tuaj
