MOSCOW, RUSSIA - JUNE 25 : S-400 surface-to-air missile launcher is seen at 'ARMY-2019 International Military and Technical Forum' in Moscow, Russia on June 25, 2019. (Photo by Sefa Karacan/Anadolu Agency/Getty Images)
Turqia ka marrë në dorëzim pjesën e parë të sistemit rus të mbrojtjes S-400, pavarësisht kundërshtimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dërgesa mbërriti në bazën ajrore ushtarake të Ankarasë të premten, konfirmoi Ministria turke e Mbrojtjes.
Ky veprim do të tensionojë edhe më tepër Shtetet e Bashkuara që kishin paralajmëruar Turqinë se nuk mund të mbante njëkohësisht sistemin kundërajror rus dhe avionë luftarakë amerikanë F-35.
Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë aleate në NATO por prej disa vitesh tashmë Ankaraja ka shtuar lidhjet me Rusinë. Turqia ka pranuar të blejë 100 avionë luftarakë amerikane F-35 dhe është investuar së tepërmi në këtë program. Por zyrtarët amerikanë kanë bërë të qartë se nuk duan që avionët e tyre të qëndrojnë pranë teknikëve rusë, të cilët mund të zbulojnë dhe pikat e dobëta.
Si punon sistemi S-400?
Sistemi është i pajisur me një radar për distanca të gjata që dërgon informacion mbi objektet e kapura prej tij.
Pasi objektivi shënjestrohet, jepet urdhri për të lëshuar predhat tokë-ajër dhe një radar shtesë orienton predhën të godasë në shenjë. (A2 Televizion)