Armët e BE në Ukrainë, Rusia: Do të mbani përgjegjësi për pasojat

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 16:17 | Bota
Armët e BE në Ukrainë, Rusia: Do të mbani

Paralelisht me luftën ruse në Ukrainë, vijon ethshëm edhe lufta diplomatike e perëndimit kundër Moskës dhe mbështetja për Ukrainën.

Presidenti Volodymyr Zelenski i ka dërguar kryeministrit Boris Johnson një listë me armët që i duhen për të luftuar forcat e Putinit.

Mediat britanike thonë se Zelenski ka bërë kërkesa specifike për artileri të rëndë dhe se Britania e madhe po përpiqet t’i dërgojë sa më shpejt armët në Ukrainë. Lajmi bëhet i ditur, pasi Rusia kërcënoi se do të kundërpërgjigjej ndaj mbështetjes së BE për Ukrainën dhe paralajmërimit ndaj atyre që do të dërgojnë armë.

“Qytetarët dhe strukturat e BE të përfshira në dërgimin e armëve në Ukrainë do të mbajnë përgjegjësi për pasojat”, paralajmëroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme. Kërcënimi pason vendimin e BE-së për të mbyllur hapësirën ajrore ndaj avionëve rus dhe dëbimin e mediave “Russia Today” dhe Sputnik. Edhe Rusia njoftoi më vonë se do të mbyllte hapësirën ajrore për 36 vende, përfshirë Shqipërinë. Në vazhdën e fushatës diplomatike kundër Rusisë, Uashingtoni dëboi 12 diplomatë rusë në Kombet e Bashkuara nën akuzën aktiviteteve të spiunazhit. Atyre ju kërkua të largohen me pretendimin se ishin të angazhuar në aktivitete që nuk përputheshin me përgjegjësitë dhe detyrimet si diplomatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos