Armina dhe Shkëlzeni i japin fund beqarisë, një urim edhe nga Sali Berisha

Nga A2 CNN
25 Shtator 2022, 20:34 | Showbiz

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzojnë sonte në martesë lidhjen e tyre gati prej një dekade.

Armina hyri në dasmë me një fustan nga Armand Sallabandës, krijuar nga Vivienne Westwood, më pas do të veshë dy krijime shqiptare nga Festim Isufi dhe Valdrin Sahiti.

Të pranishëm janë edhe emra të njohur të muzikës shqiptare si Marsela Çibukaj, Eranda Libohova e Vitore Matoshi.

Sigurisht, në dasmën e vitit nuk mund të mungonte edhe Sali Berisha, i cili nuk hezitoi të ndajë një urim për çiftin në rrjetet sociale, ku bashkëngjitur postoi edhe një foto familjare.

“Sonte dasmë në familjen tonë dhe unë dua të ndaj me ju miq gëzimin e saj.

Shkëlzeni dhe Armina kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre! Zoti i bekoftë!”, shkruan Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos