Lady D, Freddie Mercury, John Lennon, Michael Jackson, Amy Winehouse. Këta janë disa nga protagonistët e projektit të artistit turk Alper Yesiltas me titull “Sikur të mos kishte ndodhur asgjë”. Me ndihmën e inteligjencës artificiale, Yesiltas krijoi imazhe të të famshmëve që kanë humbur jetën, duke i imagjinuar ata nëse do të ishin ende gjallë.






"Ndërsa shikoja zhvillimin e shpejtë të teknologjisë së lidhur me Inteligjencën Artificiale, ndalova të mendoj se çfarë mund të bëja me të dhe çfarë do të më bënte të lumtur të bëja. Arrita në përfundimin se ajo që do të kisha dashur më shumë ishte të shihja përballë meje disa njerëz që më kishin munguar. Nga kjo ide lindi “Sikur të mos kishte ndodhur asgjë”, deklaroi artisti për portalin Consequence.net.
“Zhvillimi i inteligjencës artificiale ka arritur në një pikë ku gjithçka që mund të imagjinohet dhe mund të tregohet në realitet”, shtoi ai. (A2 Televizion)