
Monika Kryemadhi si një prej aktoreve politike që kanë bërë kallëzimet për aferën e inceneratorëve në SPAK, përshëndeti veprimet e sotme, veprime, sipas së cilës, tregojnë se faktet që ka publikuar janë të pamohueshme.
“Por, drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klienteliste!”, deklaroi ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ajo tha se “burime të besueshme tregojnë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, dhe është frenuar”.
“I njëjti deformim, akuzon ajo, po ndodh për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për të shpëtuar kryebashkiakun, Erion Veliaj”. (A2 Televizion)