Në raportin e saj rekomandues për Këshillin e Mandateve, Partia Socialiste lejon drejtësinë që të arrestojë Arben Ahmetajn. Pra, socialistët janë pro heqjes së imunitetit që Ahmetaj e gëzon aktualisht nga mandati i deputetit. Ndërkohë, është rënë dakord që seanca gjatë së cilës do të vendoset për imunitetin e Ahmetajt, i cili sipas raportimeve nuk ndodhet në Shqipëri, të mbahet të hënën në orën 17.00. (A2 Televizion)
Arrestimi i Arben Ahmetajt, PS dhe PD bien dakord që t'i hiqet imuniteti
