Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të komisionierëve të akuzuar për shitblerjen e votave, pjesë të dosjes së famshme 339.
“Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Durrësit, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!”, shkruan Rama në Twitter.
“Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar, që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: Depolitizim!”. (A2 Televizion)