Arrestimi i Trump mes fotove të VIP-ave që përfunduan pas hekurave

Nga A2 CNN
26 Gusht 2023, 09:46 | Bota

Fotografia e arrestimit e ish-presidentit Donald Trump do të renditet ndër fotot e personazheve më të famshëm të të gjitha kohërave.

Nga diktatorët si Stalini te bosët e krimit si Al Capone, ish-presidenti i bashkohet edhe personazheve të famshëm si OJ Simpson, Khloe Kardashian, Hugh Grant dhe fytyrave të tjera të famshme, të cilët janë fotografuar nga autoritetet pas përplasjeve me ligjin.

Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar fotografitë lëshohen vetëm kur një i pandehur dënohet, në SHBA ato publikohen sapo dikush akuzohet zyrtarisht.

Sky News ka publikuar disa nga portretet më të paharrueshme të policisë, nga personazhe të famshëm dhe bosët e krimit te diktatorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos