Fotoja e arrestimit të Trump bën xhiron e rrjetit, Biden: Një djalë simpatik

Nga A2 CNN
25 Gusht 2023, 22:58 | Bota

“Një djalë simpatik, një djalë i mrekullueshëm.” Ka qenë ky reagimi i presidentin amerikan Joe Biden kur u pyet për foton e arrestimit të paraardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

https://twitter.com/cspan/status/1695167322653348313?s=20

Komentet, Biden i bëri nga zona e Liqenit Tahoe ku po qëndron me pushime.

Kujtojmë se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u dorëzua të enjten në mbrëmje tek autoritetet në shtetin e Xhorxhias për t’u përballur me akuzat për përpjekjet për përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020.

Qëndrimi i manjatit në burgun e Fultonit zgjati 20 minuta, ku u regjistrua dhe një fakt historik që ka të bëjë me fotografimin për herë të parë nga policia të një ish-presidenti amerikan si të dyshuar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/25/i-burgosuri-nr-p01135809-cfare-perfaqeson-per-amerikanet-fotoja-e-arrestimit-te-trump/

A2 CNN Livestream

Latest Videos