Përplasja që vrau Prigozhin-in, Rusia tërheq trupat për të bërë testet e ADN-së

Nga A2 CNN
25 Gusht 2023, 20:37 | Bota
Përplasja që vrau Prigozhin-in, Rusia tërheq trupat për

Hetuesit rusë kanë bërë të ditur mbrëmjen e së premtes se kanë tërhequr 10 trupat pas përplasjes së aeroplanit me të cilin po udhëtonte kreu i grupit Wagner.

Pas përplasjes së mjetit fluturues humbi jetën edhe Yevgeny Prigozhin. Tashmë mbi trupat do të kryen analizat e ADN-së për të konfirmuar identitetin e tyre.

“Komiteti Investigativ Rus vijon të hetojë mbi rastin kriminal të aksidentit ajror në Tver Oblast," u bë e ditur në një deklaratë të publikuar të premten në Telegram.

Të dhënat e fluturimit dhe materiale të tjera pritet që të procesohen tashmë dhe të dërgohen për ekzaminim forsenik.

"Gjatë hetimeve janë gjetur regjistruesit e fluturimit. Vazhdon ekzaminimi i detajuar i vendit të ngjarjes. Për momentin po sekuestrohen sendet dhe dokumentacioni që lidhet me të gjitha rrethanat e rrëzimit të avionit dhe po dorëzohen për ekspertizë mjeko-ligjore", vijon postimi.

Komiteti tha gjithashtu se të gjithë skenarët e mundshëm për shkakun e incidentit janë duke u shqyrtuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos