Pashko Ujka, ish-deputet dhe ish-kryetar i Komunës Velipojë në vitet 2011-2015, është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, në një lulishte pranë Kishës Ortodokse jo larg banesës.

Sipas policisë, po punohet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plagosjes së 64-vjeçarit, i cili u dërgua në spital ku ndërroi jetë. (A2 Televizion)