
Dy vëllezër nga fshati Trebel i Skraparit janë vënë në pranga pasi janë kapur me një sasi kanabisi dhe me municione luftarake.
Policia bën të ditur se në pranga janë vënë S. I., 36 vjeç dhe E. I., 33 vjeç.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta 2 shtetas dhe në banesën e tyre, u gjetën dhe sekuestruan në total, rreth 33.5 kg lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën dhe iu sekuestruan automjeti me të cilin transportonin lëndë narkotike, një pjesë arme zjarri, municion luftarak dhe aparatet celulare. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia. (A2 Televizion)