Arrestohet 27-vjeçari në Fushë Krujë, po transportonte në mënyrë të paligjshme 5 emigrantë

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 09:55 | Kronikë
Arrestohet 27-vjeçari në Fushë Krujë, po transportonte

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi është kapur duke transportuar në mënyrë të paligjshme 5 emigrantë.

Policia ka bërë të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale N. K., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Peshkopisë, në drejtim të Kukësit  me mjetin tip "Jeep",  duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion më pas drejt vendeve të BE-së.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shumë parash në euro, disa telefona celularë dhe automjeti që drejtohej nga shtetasi N. K. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos