Kishte kthyer në “shtëpi bari” apartamentin e marrë me qira, në kërkim i riu në Durrës

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 08:23 | Kronikë

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një person, i cili kishte shndërruar apartamentin që kishte marrë me qira në një “shtëpi bari”.

Gjatë operacionit “Rent”, në katin e dytë të një pallati është zbuluar një apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Në banesën e marrë me qira nga shtetasi I. A. u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg lëndë e dyshuar kanabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo me fidanë kanabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve policore, shtetasi që kishte marrë me qira këtë apartament nuk është gjetur në banesë. I. A. është shpallur menjëherë në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos