
Policia e Tiranës ka arrestuar një 41-vjeçar me banim në Vorë, pasi, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, mbante armë zjarri në banesë.
Në pranga përfundoi A.M., të cilit, gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pushkë, dy krehra dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ai ishte i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, si dhe për dhunë në familje. (A2 Televizion)