Me shpejtësi 192 km/h, pezullohen 60 leje drejtimi në vetëm 2 orë

Nga A2 CNN
13 Maj 2022, 20:46 | Kronikë
Me shpejtësi 192 km/h, pezullohen 60 leje drejtimi në vetëm 2

Policia Rrugore ka bërë të ditur se vetëm në 2 orë ka pezulluar 60 leje drejtimi në Rrugën e Kombit për tejkalim të shpejtësisë.

“Gjatë 2 orëve monitorim, i cili do të vijojë edhe përgjatë orëve të vona të mbrëmjes, janë pezulluar 60 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 105 masa administrative, për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara, pa sanksionin plotësues  të pezullimit të Lejes së Drejtimit.

Makina inteligjente, për dy orë, ka skanuar automjete që qarkullonin  me shpejtësi nga 137 km/h deri në 192 km/h.

2 kilometra më tej pozicionimit të makinës inteligjente në Rrugën e Kombit, patrulla e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet e evidentuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Masat administrative u vendosën jo vetëm ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve, por edhe ndaj  105  drejtuesve të tjerë, që makina inteligjente skanoi gjatë punës së saj”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos