Arrestohet basketbollisti i Lakers për zotërim marijuhane

Nga A2 CNN
23 Qershor 2021, 11:08 | Sporte të tjera

Një basketbollist i Los Angeles Lakers, skuadrës me më shumë tituj në NBA dhe më të famshmes në botë, është arrestuar për zotërim marijuhane.

Bëhet fjalë për Alex Caruso, i cili u ndalua në Teksas, në aeroportin McKinsey.

Sipas "Bleacher Report", atij iu gjet një qese e vogël marijuhane në çantë.

Caruso është një nga lojtarët më të dashur për tifozët e LA Lakers dhe në dy vitet e fundit ka gjetur shumë hapësira në rrotacionin e ekipit kampion të vitit 2020. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos