Arrestohet Guevara i Venezuelës

Nga A2 CNN
13 Korrik 2021, 10:53 | Bota
Arrestohet Guevara i Venezuelës

Policia në Venezuelë ka vënë në pranga një ndër figurat më të njohura të opozitës nën akuzën e terrorizmit dhe tradhtisë.

Freddy Guevara ishte në makinën e tij kur persona të armatosur e ndaluan në një autostradë pranë Karakasit.

Guevara është një aleancë e ngushtë i liderit të opozitës Juan Guaido, i cili gjithashtu u kërcënua nga personat e armatosur, ndërsa përpiqej të ndihmonte mikun e tij.

Bashkëshortja e Guaidos, Fabiana Rosales, shkruajti në rrjetet sociale se persona të maskuar hynë në oborrin e shtëpisë dhe rrethuan makinën e Juan, por nuk e arrestuan.

Në një deklaratë për shtyp në lidhje me arrestimin, zyra e prokurorit të përgjithshëm në Venezuelë bën me dije se Freddy Guevara akuzohet për thyerje të rendit kushtetutes, konspiracion për të kryer një krim dhe tradhti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos