Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një spital, ku 52 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm.
Flakët përfshinë me shpejtësi pavijonin ku trajtohen pacientët me Covid në spitalin e Al Hussein në Nassiriya duke iu marrë jetën pjesës më të madhe të tyre.
Mendohet se zjarri është ndihmuar për t’u përhapur dhe nga bombolat e oksigjenit që ndodhen në këtë pavijon në ndihmë të pacientëve.
Sipas mediave lokale, vetëm 16 persona arritën të shpëtonin nga ky zjarr. (A2 Televizion)