
Qindra tifozë nga Holanda, Roma dhe Kosova po kalojnë nga kufiri i Morinës për të ndjekur finalen e sotme mes Romës dhe Feyenoord në Tiranë. Ata kanë udhëtuar qindra kilometra për ekipin e tyre të zemrës, duke sjellë një atmosferë edhe në Morinë.
Po në këtë pikë kufitare nuk mungojnë as tifozët e Kosovës që po dynden drejt kryeqytetit për skuadrën italiane.
Sipas të dhënave të marra në Pikën kufitare të Morinës, gjatë orëve të para të ditës së sotme, kanë hyrë në territorin shqiptar nga Morina 5094 shtetas të huaj me 2410 automjete. Krahasuar me ditët e tjera numri është dyfishuar, kjo për shkak edhe të fluksit të kosovarëve drejt bregdetit shqiptar. (A2 Televizion)