
Është vënë në pranga nga policia në Durrës shtetasi serb Miroslav Krstic, 39 vjeç, banues në Sredar, me qëllim ekstradimi.
Sipas policisë arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët". (A2 Televizion)