Plagosja e 33-vjeçarit në Ksamil, policia zbardh ngjarjen

Nga A2 CNN
13 Gusht 2021, 22:19 | Kronikë
Plagosja e 33-vjeçarit në Ksamil, policia zbardh ngjarjen

Policia ka zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar, si dhe ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe ka arrestuar autorin e plagosjes.

“Arrestohet 28-vjeçari Edison Vyzaj, nga Shkodra, për plagosje nga pakujdesia. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë”, lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/13/ksamil-33-vjecari-plagoset-ne-dhomen-e-hotelit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos