Bie nga kati i tretë i banesës, humb jetën i riu në Thumanë

Nga A2 CNN
14 Gusht 2021, 15:14 | Kronikë
Bie nga kati i tretë i banesës, humb jetën i riu në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Thumanë të Krujës. Një 25-vjeçar ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij.

Policia njofton se i riu nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve të marra dhe humbi jetën gjatë transportimit në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos