Plagoset me armë zjarri 25-vjeçari në Laç

Nga A2 CNN
14 Gusht 2021, 14:36 | Kronikë
Plagoset me armë zjarri 25-vjeçari në Laç

Një 25-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë nga 27-vjeçar në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20 të ditës së sotme në lagjen 2 të qytetit të Laçit. Mësohet se i riu po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 27-vjeçarin me iniciale K.K., ndërkohë që Policia ka shoqëruar edhe disa persona për ngjarjen. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës për  kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë Kurbin

Me datë 14.08.2021, rreth orës 11:20, Policia e Komisariatit Kurbin, ka marrë informacion se në lagjen nr.2 Laç është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E.P( T) 25 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit K.K( I) 27 vjeç, banues në Kurbin, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes.

Shërbimet e policisë në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo provë në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos