Dogji me zjarr një sipërfaqe me bimësi, arrestohet 59-vjeçari në Fier

Nga A2 CNN
14 Gusht 2021, 09:45 | Kronikë
Dogji me zjarr një sipërfaqe me bimësi, arrestohet

Një 59-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit për zjarrvënie, ndërsa një grua është proceduar penalisht me të njëjtën akuzë. Sipas Policisë 59-vjeçari me iniciale Xh. V., nga Hoxhara e Vjetër në Fier u kap në flagrancë duke djegur barëra të thatë. Zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me bimësi në vendin e quajtur "Grykëderdhja e lumit Seman".

Po kështu edhe shtetasja J. M., duke djegur disa barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë ka dëmtuar pronën e tjetrit duke i djegur bazën ushqimore të blegtorisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos