Një institucion financiar është grabitur nën kërcënimin e armës këtë të shtunë në Tiranë.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 në rrugën “Bardhyl”. Sipas policisë, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.
Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar shërbimet ku po bëhet krehja e zonës, bën të ditur policia. (A2 Televizion)