Kapen duke transportuar 13 emigrantë, arrestohen 2 persona në Korçë

Nga A2 CNN
23 Janar 2021, 10:43 | Kronikë
Kapen duke transportuar 13 emigrantë, arrestohen 2 persona në

Policia në Korçë ka vënë në pranga dy persona, pasi janë kapur duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm.

Në pranga janë vënë shtetasit me iniciale B. A., 25 vjeç dhe N. B., 30 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje), të dy banues në Golem.

“Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në afërsi të fshatit Vishocicë, Devoll, dy mjete tip "Range Rover" dhe "Golf" për të cilët kishte dyshime se po transportonin emigrantë të paligjshëm dhe janë vënë në ndjekje të tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Range Rover", me drejtues shtetasin B. A., u gjetën 13 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera rezulton se edhe shtetasi N. B., i cili drejtonte mjetin tip "Golf", ishte bashkëpunëtor me 25-vjeçarin B. A., në këtë veprimtari të paligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos