​Arrestohet një serb për krime lufte në Kosovë

Nga A2 CNN
3 Qershor 2022, 12:41 | Kosova
​Arrestohet një serb për krime lufte në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë në periudhën gjatë viteve 1998-1999.

Arrestimi ndodhi në Istog, pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës.

“Pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i kërkuari mashkull serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosove në periudhën gjatë viteve 1998-1999. I njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos